Entuziastë të birrës në botë shijojnë varietetet gjermane dhe përjashtim nuk bën as presidenti rus.
Kancelarja Angela Merkel madje i ka dërguar Vladimir Putinit disa shishe të prodhuara në Saksoni, ka zbuluar presidenti.
‘Herë pas here Angela më dërgon disa shishe birre te Radeberge”, tha lideri rus në filmin dokumentar ‘Putin’ bërë nga kanali VGTRK.
Derisa ishte agjent i KGB’së Putin e kishte vizituar ‘një nga punishtet më të mira të birrës’ në qytetin e Radeberg së bashku me familjen e tij.
Putin qëndroi për disa vjet në Gjermaninë Lindore në vitet e 80’ta.