970×90
970×90
970×90
970×90

Komuna e Mitrovicës po ua rrënon banorëve shtëpitë: U jep vetëm 10 minuta kohë të dalin jashtë

Komuna e Mitrovicës po ua rrënon banorëve shtëpitë: U jep vetëm 10 minuta kohë të dalin jashtë

Komuna e Mitrovicës po rrënon shtëpitë pa paralajmërim, madje u ka dhënë banorëve vetëm 10 minuta kohë për të dal nga to, transmeton Gazeta Metro.


Komuna e Mitrovicës ka vazhduar me rrënimin e shtëpive të ndërtuara pa leje në afërsi të liqenit artificial në Mitrovicë për të krijuar hapësirë për realizimin e plotë të projektit 4.5-milionësh. Gjithsej janë 19 shtëpi të ndërtuara pa leje, 14 nga të cilat janë rrënuar, mes tyre edhe dy shtëpi të familjeve shqiptare të veriut të Mitrovicës, janë rrënuar nga Komuna e Mitrovicës të premten e kaluar.

Për të përfunduar në ditët në vijim do të rrënohen edhe 15 shtëpi të tjera. Njëri prej pronarëve të shtëpisë së rrënuar, nga veriu i Mitrovicës, Njazi Çitaku, ka thënë se shtëpia e tij është rrënuar pa të drejtë, pasi lënda është në gjyq. Ai ka shtuar se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka suprimuar rrënimin e shtëpisë së tij, por Komuna nuk e ka përfillur vendimin e MMPH-së, shkruan gazeta Zeri. 

Ai ka thënë se tani ka mbetur jashtë, pa shtëpi, ndërsa ka potencuar se banesa e tij në veri të Mitrovicës është uzurpuar. Ai gjithashtu ka sqaruar se këtë pronë ku ka ndërtuar shtëpinë në jug e ka blerë para 24 vjetësh.

“Këtu në dorë e kam konluzionin e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor (MMPH), e cila i suprimon të gjitha aktivitetet në rrënimin e këtyre objekteve banesore, mirëpo të cilën Komuna e ka anashkaluar edhe pse lënda është ende në gjyq. Nuk ka pasur asnjë shqyrtim, këta e kanë shkelur këtë vendim të Ministrisë së Mjedisit si shkallë e dytë në këtë proces edhe kanë ardhur në ekzekutim. Dua të them se Komuna na ka paralajmëruar, na kanë dhënë afatin për t’u ankuar deri të hënën, por ata janë ardhur përpara edhe e kanë rrënuar shtëpinë. Nuk e di kah shkoj me 6 fëmijë a çka të bëj, nuk di përveçse më duhet të hyj në servisin e vëllait, tjetër zgjidhje nuk kam. Të dy neve që na i kanë rrënuar shtëpitë jemi të Mitrovicës Veriore dhe pronat na janë uzurpuar atje edhe nuk mund të kthehemi. Këto prona i kemi blerë para 24 vjetëve, mirëpo është konstatuar se ato nuk janë pronat e shitësit”, ka thënë Çitaku.

Një banor tjetër Ramadan Istrefi thotë se zyrtarët komunalë nuk e kanë paralajmruar, duke i dhënë kohë vetëm 10 minuta për të dalë nga shtëpia.

Sipas Komunës së Mitrovicës janë edhe 70 shtëpi të tjera që do të rrënohen në afërsi të liqenit akumulues.

Related posts