
Një kosovar, që jeton në Perëndim, është ballafaquar me një situatë fort të pakëndshme, këto ditë.
Pasi ka dalë nga një restorant, Isa Krasniqi, është tmerruar kur ka parë veturën e tij. Ishte plaçkitur nga dikush.
Hajnat i kanë thyer njërin xham të automjetit, dhe i kanë vjedhur gjëra të vlefshme, që i ka pasur brenda.
Ngjarja ka ndodhur tek Ujëvara e Mirushës, në Klinë, ka treguar Krasniqi për Gazetën Express.
Krasniqi ka thënë se i janë vjedhur pesë mijë euro, që i ka pasur në një çantë brenda veturës. Në çantë ka pasur edhe dokumente, ka treguar ai.

