Kompania e popullarizuar për transmetim, Netflix është duke e testuar shërbimin për përzgjedhjen e rastësishme, të filmave apo serialeve të popullarizuar, për t’i dhënë shikuesve eksperiencë sa më të përgjithshme.
Lajmi që u bë i ditur nga Adroid Police, është konfirmuar nga Netflix, se nëse aktivizohet ky opsion, shikuesve do t’ju shfaqen filma të ndryshme, që janë të popullarizuar dhe të pëlqyer nga shikuesit, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, ky opsion do të jetë vetëm për ata që përdorin aplikacionin Android, ndërsa do të zhvillohet edhe për aplikacione tjera.
Konsiderohet se opsioni do të jetë shumë i përshtatshme, për ata që nuk largohen së shikuari serialet e preferuara, megjithëse e dinë se çfarë ndodhë në secilën prej episodeve, madje në detaje.
Në komunikatën e Netflix është bërë e ditur, se kjo do të jetë në disa regjione dhe ka mundësi të mos jetë e përhershme, por mund të ndryshohet. /Telegrafi/