
Arton Cervadiku i cili njihet si njëri prej luftëtarëve më të shquar nga radhët e UÇK-së, ka reaguar përmes një komunikate, ku shprehë pakanaqesitë e tij në lidhje me injorimin të cilin i është bër nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Kryetari i kësaj komune, sipas Cervadikut, nuka ka lejuar të marr pjesë si folës në akademinë përkujtimore e cila zhvillohet me rastin e 20 vjetorit të betejës së 18 Prillit të vitit 1999 të GURI i GRADINËS, në Bjëshkët e Bërishës. Shkruan GazetaProjekti.
Reagimi i plotë:
Lerër e hapur për qytëtaret,drejtuar “KRYËTARIT”të Komunës së Drënasit,RAMIZ LLADROVCIT.
Fatkëqsishtë sot nga njërëzit e pa ndergjëgjëshem,DËSHMORËVE të KOMBIT,iu dhanë ngjyra Politike,e kjo ndodh në Shtëtin e Kosovës ku ky Shtetë dhe kjo liri,është fituar fal gjakut të derdhur nga trupi i Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por unë Arton Cërvadiku ish Ushtarë dhe Invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,thëm dhe qendroj deri në frymën e fundit të jetës sime,se DËSHMORËT kanë vetëm një ngjyrë,e ajo është ngjyra e kuqe e gjakut të derdhur për LIRI,dhe qe e kanë GRADËN me të madhe në Shtetin e Kosovës,qe ajo është e vetmja dhe e pa zavëndeduëshmja Grada,DËSHMOR!
Sot deshir e familjarëve të të pasë(5) Dëshmorëve qe ranë Heroikishtë në Altarin e Lirisë,në betejën e përgjakshme të 18 Prillit të vitit 1999 të GURI i GRADINËS,në Bjëshkët e Bërishës,ishtë qe në Akademin përkujtimore të jemi në PROGRAM unë Arton Cervadiku komandanti i Togut të Njisis Speciale-Vëzhguëse-Diverzante të Shtabit të Përgjithëshem dhe bashkluftetari im Refki Mazreku me nofken Vandami,komandanti i Njësis Speciale të Brigadës 121 KUMANOVA,ku ne të dy se bashku me bashkluftëtar të Njësis Speciale e kishim bashkëluftetar edhe MENTOR MORINEN qe ra Dëshmor në betejën e pëgjakshme të 18 Prillit të GURI i GRADINËS, dhe fatkëqsisht “Kryetari “Ramiz Lladrovci,qellimisht me ti par në flet të bardhë emrin tim Arton Cërvadiku dhe emrin e bashkluftetarit tonë Refki Mazrekut,detyroj Drejtoreshën e Kulturës se Komunës se Drënasit qe të na hjek nga Programi,me qellim qe të mos të marrim fjalen qe të rrefejm për betejën e pergjakshmë të 18 Prillit të vitit 1999,ku sot u benën plot njizët (20) vjet apo ma mir të thëm DY DEKADA,nga ajo betëj ku ranë pës(5) Dëshmorë në altarin e lirisë e qe kta janë Dëshmoret : MENTOR MORINA,bashkuftetari i jonë i Njësisë Speciale me emrin ARBERI,dhe Dëshmoret ,ISLAM KASTRATI, HALIM BAJRAKTRI, RAMADAN BYTYQI dhe MENTOR GASHI!
Iu drejtohna “KRYETARIT “ Ramiz Lladrovcit,qe ju mundeni të na ndalni fjalimin në Shtepin e Kulturës në Drënas sepse mendon qe është PRONË e jotja,por kurr nuk mund të na ndalni Shtëpit e familjarëve të Dëshmorëve,dhe bashkëluftetarve tanë ,sepse në këto Shtepi gjithmonë hym me ballë hapur ,dhe jemi shumë krenar qe familjarët e Dëshmorëve na mirëpresin ngrohtësisht si me qenë bijt e tyre!
-Po e japi një kronologji të shkurtër rreth luftimeve në bëtejën e 18 Prillit të vitit 1999 në Bjëshket e Bërishës me theksë të veqant të GURI i GRADINËS!
Ditën e 18 Prillit të viti 1999 Bjëshket e Bërishës e kishin pushtuar kushtët e liga atmosferike të krijuara nga i lumi Zotë,ku mengjësi i asaj dite me Mjegull të dendur,me Shiun e imtë qe bintë ,e të shoqeruar me erëta të forta,ku ajo erë barte Mjegullën dhe Shiun ,sa andej e sa këndej,por në Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,nuk ishum atu qe të i rezostojm kushtëve atmosferike,sepse kushtëve atmosferike nuk kemi munsi të ju rezistojm sepse ajo ishtë fuqi e pamposhtur e natyrës,qe i krijon i madhi Zotë,por krahas kushtëve atmosferike në Bjëshkët e Berishës bintë diqka e keqe ,atu të Guri i Gradinës dhe për rreth asaj Bjëshke apo atyrë Pozicjonëve qe kishim ,ku atu bini me mija PREDH-GRANATA dhe PLUMBA të kalibrave të Armeve të ndyshme qe përdornin Milicia,Ushtria dhe Njesit Paramilitare të Sërbis barbarë.
Ne Njisia Specjale,Vëzhguëse-Diverzantë pranë Shtabit të Përgjithëshem ,me të marrur lajmin qe kishtë filluar një Ofenziv e madhe ku kishin filluar luftimet në mëngjesin e hershëm ,dhe kur u kerkua ndihma nga Njësia jonë,ne me Armë në dorë dhe me një moral të madhë nisëmi nga Shtabi i Përgjithëshem nen Komandën e Komandantit të Njësis Ajvaz Bërisha ,ku duke e kënduar këngën : NE JEM TRUPA KOMANDO,dhe me vrap të shpejt ,Kolonë për njee, nisemi në drejti të Gurit të Gradinës.
Po sa arritem disa metra afer Gurit të Gradinës,unë Arton Cërvadiku,Ajvaz Bërisha ,Hafir Kryëziu ,Naxhi Krasniqi me nofken Kaqurreli,Naser Korpuzi dhe disa bashkuftetar të tjerë,ku të parin qe e takuam atu ishtë Refki Mazreku-Vandami,qe kishtë ne krahrorin e majtë Golinovin të kalibrit 12.7,ku ishtë duke ia ndrruar pozicjonin,dhe atu takuam edhe një Ushtar qe aj është Muj Ramadani nga Korrotica e Ulet e Drënasit ,dhe disa ushtar të tjer qe nuk ua mbaj mendë emrin,dhe kur na pa Refki Mazreku qe ju shkuam në ndihme ,na u drejtua dhe tha o hajdeni Fil se Zemra mal mu ba prëj gezimit qe erdhet.
Ajvazi e pyeti Refkin se ku janë shkit,dhe pa hezituar Refkia na tha pozicjonohuni te GURI se janë ardhur shum afër shkit e shkinave,dhe pa nja pa dy disa disa ju mveshum dhe u pozicjonuam në Guri, dhe disa afer Gurit ,ku menjiher filluam luftimet ball për ball me armikun,ku pas dis orë luftimesh,ku na u dha mundesia qe edhe Granata-BOMBA të dorës të hedhemi në drejtim të armikut ku ishin afruar disa metra afer Gurit të Gradines, dhe pas disa orë luftimesh erdhi koha e drekes dhe ne atë koh për qudi pushuan edhe gjuajtjet nga distancat e larta nga forcat armike,e në atë kohe vjen afer neshë Mentor Gashi tash Dëshmor i Kombit,na len BUKËN neve qa ishum të Guri dhe vazhdon në drejtim të pozicjoni qe kishim me larg në anën e majt ku ishtë me Golinov të kalibrit 12.7 Islam Kastrati,ku me të shtruar Bukën Mentori,afer pozicjonit dhe me të dal Islami nga pozicjoni qe kishte ku e kishtë të vendosur 12.7,tshin,me tu ulur me hangër Bukë pa pritmas bije një granat e minadhesit e hedhur nga forcat armike,ku fatkeqsisht binë Dëshmorë për të mos vdekur kurr Islam Kastrati dhe Mentor Gashi,dhe ne në atë moment e kemi lan buken dhe kemi vrapuar të vendi i ngjarjes dhe at e pam se Islami dhe Mentor Gashi kishin shkuar për në perjetsi.
Atu unë me disa bashkluftetar se bashku me Ajvaz Berishen e moremi Islamin e qesim në nji Çebe -Batanije të ndihmave qe kishin ngjyr hiri dhe e largojm nga pozicjoni dis ametra ma larg,dhe qe ne atë moment një ushtar erdhin me nji makin të tipit Opell Kadet ngjyrë e kaltert,dhe Ajvazi i hypi asaj vetuat dhe na tha po shkoj deri ne Shtab dhe perseri kthehna ne luftime ,por Ajvazi me nuk u kthyer ne luftime qe vazhduan deri ne oret e vona të pasditës.
Dhe me pastaj në Ushtarve qa ishim atu të Guri i Gradinës na erdhi një lajm i keq,ku u tha se Stafi i Eprorëve dhe Komandantave qe ishin ne Shtepin e Bardhë në Shtabin e Pëgjithshem ,i kan paketuar gjanat qe kishin ne Shtab dhe e kishi braktisur Shtepin e Bardhë -Shtabin e Përgjithshem dhe kishin marr një rrugtim qe te shkojnë ne një destinacjon tjeter.
Për kunder kti lajmi të keq qe moremi ne Bashkluftetaret qe ishim të Guri i Gradines ,filluam luftime deri ne oret e vona te pasditës ku nga Guri ,unë Arto Cërvadiku se bashku me Naxhi Krasniqin,Hafir Kryeziun ,Naser Korpuzin dhe disa bashkluftetar te tjer nuk i lashum shkit qe erdhen neper kodren e Pallanikut qe ishin afruar në afersi të mallit me autoblinda dhe pizgauera,mi marr ushtaret e tyre te vrar e të plagusi qe i ngrehshin zvarr,dhe atu nga Guri ,Naxhi Krasniqi- Kaqurreli me snajperin 12.5,dhe un me snajperin të tipit SIG SAUER,nuk i lejuam lirshem shkit me i marr coftinat e tyre dhe të plagosurit ,qe shtishum plumba me snajperat qe kishum.
Dhe në oret e vona të pasdites akoma pa u teruar ,i zbrapsem armikun dhe e fituam betejen ,ku në ketë betej ranë heroikisht pës (5) Dëshmor dhe u plagosen disa të tjerë, ku nuk e di sakt numrin e të palagisurve se a jan 6 apo 7.
E kur u kthyëmi në bashkluftetaret nga ajo betej e pergjakshme dhe fitimtare në Shtabin e Pëgjithshem të Shtepia e Pardhë,atu nuk e gjetem askend prej Stafit të Shtabit,perveq qe atu e takuam Rexhep Selimin-10,tshin,Xhavit Sadrin dhe Eprorin Muharrem Leletiqin qe na msojke se si me u orjentu ne piken e Vrojtimit .
Të dashur qytetarë të Republikes se Kosovës ,jamë dhe jemi shum krenar qe ne bashkluftetaret qe jemi gjall ,se bashku me pesë (5) Dëshmoret e Kombit Shqiptar ,me luften qe benëm me 18 Prill të vitit 1999,shpetum permbi 85.000,mi banor qe ishin në grykat e Bjeshkeve të Berishas,krahas kesaj me luften tonë shpetuam edhe RadioKosoven e Lirë qe ishtë ne ato Bjëshkë,shpetuam Shtabin e ParGjithëshem qe ishte në Divjak,dhe shpetuam Shtabin e Kleqkës të Brigades 121 -KUMNOVA,
Dhe jemi krenar qe ja shuajtem ëndrren kriminelit Voisllav Sheshelit qe kishtë deshir qe ti pushtoj Bjëshkët e Bërishës ,dhe qe të pintë lirshum kaffe në Gurin e Gradinës,dhe qe i deshtoj plani Sheshel coftinës o i biri i shkinës.
-Dhe krejt në fund po e postoj Poezin time qe e kam shkruar për pës (5)Dëshmoret qe ranë me 18 Prill të vitit 1999,të Gruri i Gradinës !
E titulluar:
GURI i GRDINËS dhe TRIMT e LIRISË
Ky është Guri në Gradin
Mentor Morina ,shkaut ja msynë
Bashkë,me ne shokët Çlirimtar
Shkaut i dalum,ball për ball.
Po kërset Pushka ,e Mentor trimit
E ju bashkangjitët Pushka e Halimit
Halim trimi ,he Bajraktar
Pushka jote,nuk din mu n’dal.
Heu ç’po ushtojnë,Grykat n’Berishë
Islam Kastrati,me Golinov ja kris
Po ushtojnë ,Gryka e Male
Islami e zbraps ,ushtrin barbare.
O jo nuk ndalen ,trimat e lirisë
Ramadan Bytyqi ,Pushkës ja kris
Aj Mentor Gashi,një djal i ri
U rrit me Pushkë,me vdek për liri.
Po kshtu luftohet,për Troje tona
Se ktu e ka ,Folen Shqiponja
Ktu është Guri i lirisë
Në tokë t’Drënicës e t’Shqiptarisë.
Kta janë trimat ,qe ranë Dëshmor
Mentor Morina,me Pushkë në dor
Halim Bajraktari ,me Snajper të ri
Islam Kastrati ,me Golinov të zi
Ramadan Bytyqi ,Pushkë se lshon
Mentor Gashi,Bukën e shtron.
Heu ju or trimat,e Shqiptarisë
Ja shujt andrrën ,asaj Serbisë
Nuk e lat, n’Berishë me hy
Ku paten qef, kaffe me pi.
Ndegjo ktu,moj e shkret Sërbi
Voisllav Shesheli ,ktu ska me hy
As me pi kaffe ,as me pushtu
Se djemt e Shqipës,janë betu
Me derdh gjakë,e me luftu
E me dhanë jetën,për liri
Se ktu është,krejt Shqiptari.
Nga unë:
Arton Cërvadiku!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit Shqiptar!