
Era dhe Nora Istrefi kanë publikuar sot me videoklip këngën ‘Nuk e di’.
Ka shumë kohë, muaj madje, prej kur është konfirmuar se motrat Istrefi po vijnë me një këngë bashkë, bashkëpunim ky që është kërkuar shumë nga fansat e të dyja artisteve.
Lajmi se ata po bëhen bashkë për një këngë i ka gëzuar shumë këta fansa, por ata edhe kanë pritur që kënga të publikohej sa më shpejtë, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, duket se videoklipi i ka vonuar mjaft shumë, pasi është një realizim që padyshim ka kërkuar shumë kohë.
Videoklipi përfshin 8 skena, prej të cilave 4 janë të Erës, një vetëm e Norës, dhe në dy skena shfaqen bashkë, në skenat epike ku shihen me flokë të lidhura me njëra-tjetrin.


Ndërsa videoja që ka dalë mjaft artistike, përfshin një skenë ku gjatë muzikës shihen dy silueta të valltarëve duke vallëzuar me drita fosforike me ngjyrë në duar.

Ideator i këtij klipi është bashkëpunëtori i ngushtë i Erës, artisti Astrit Ismaili ndërsa Entermedia është përkujdesur për xhirimin.



Valdrin Sahiti dhe Sellma e Kaci janë përkujdesur për dukjen dhe stilin e këngëtareve, ndërsa Albi Nako ka bërë koreografinë.

Kënga është punuar nga Claydee në bashkëpunim me Erën dhe UltraMusic dhe është publikuar në nivel global nga Ultra, shtëpia muzikore pjesë e të cilës është Era.