970×90
970×90

Edhe Rexhep Selimi ishte në SHIK

Edhe Rexhep Selimi ishte në SHIK

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se pas përfundimit të luftës, edhe deputeti i VV’së Rexhep Selimi, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), transmeton Gazeta Metro.


Kajtazi në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka komentuar debatin që ka nisur nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të VV’së se kush ka qenë në SHIK nga ta e kush jo.

Gazetari thotë se deputeti Selimi ka qenë i lidhur me Shërbimin e Veselit, kur ka qenë ministër i Brendshëm në Qeverinë e përkohshme, por edhe më vonë. 

“Ka ka qenë e lidhur fort me SHIK’un. Por, kjo organizatë nuk është veç e PDK. Edhe Rexhep Selimi ka qenë i lidhur me SHIK”, ka thënë Kajtazi.

“Rexhep Selimi ka qenë i lidhur me SHIK përmes [policisë së përkohshme që ka vazhdu edhe më gjatë”, ka shtuar ai.

Ai thotë se Selimi është larguar nga njerëzit e SHIK’ut ‘në momentin që i ka nda interesi”.

Related posts