Fitorja e Fiorentinës ndaj Benventos i është dedikuar kapitenit të tyre, tashmë të ndjerë, Davide Astori.
Fiorentina ka fituar ndeshjen e javës së 28-të të Serie A ndaj Beneventos me rezultat minimal 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të dhe u shënua me kokë nga zëvendësuesi i Astorit, Vitor Hugo.Hugo këto gol ia dedikoi ish-bashkëlojtarit dhe kapitenit të tij, duke festuar me një fanellë të tij të duar.Megjithatë, jo vetëm goli, por edhe fitorja iu dedikua ish-mbrojtësi italian, Astori.Kjo pasi të gjithë futbollistët e Fiorentinës pas ndeshjes u shtrinë në tokë dhe nuk mund t’i ndalnin lotët.