Komuna e Junikut organizoj protestë me moton. “Ta mbrojmë Erenikun”. Me këtë rast kryetari i kësaj Komune, Agron Kuçi kundërshtoj fuqishëm vendimin e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit hapësinor dhe K.R.U Gjakova. Transmeton GazetaProjekti.
Sot para komunës së Junikut u mbajt protesta gjithë qytetare e organizuar nga Komuna e Junikut, Shoqëria Civile, Organizatat e dala nga Lufta dhe bizneset lokale për të kundështuar vendimin e kundërligjshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe KRU “Gjakova”, në kundërshtim me ligjin e Republikës së Kosovës për ujëra, ligjin për mbrojtje të mjedisit dhe natyrës dhe kundër ligjit për Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna. Junikasit nuk i mohojn askujt furnizimin me ujë të pijës duke ofruar dhe zgjedhje alternaltive, mirpo jo duke dëmtuar kundërligjshëm ekosisitemin dhe trashëgimin tonë natyrore me veprime me dëme të pariparushme.
Agjenda pason me dorëzimin e peticionit të nënshkruar “ Ta Mbrojmë Erenikun” që do i dorzohet kryetarit të Këshillit ndërministrorë njëherit kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj