970×90
970×90

Përballja për SHIK-un, Aida Dërguti thyen heshtjen: Verifikoja listën e atyre që pretendonin se ishin UÇK

Përballja për SHIK-un, Aida Dërguti thyen heshtjen: Verifikoja listën e atyre që pretendonin se ishin UÇK


Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti, ka thyer heshtjen duke u përgjigjur rreth deklaratave të bëra nga Glauk Konjufca, ku tha se ajo ishte pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Dërguti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se detyrë e saj ka qenë verifikimi i një liste për ata të cilët pretendonin se ishin UÇK, por meqë nuk ka pasur njohuri rreth pjesëtarëve të zonës së Llapit, ajo ka konsideruar që nuk mund të jap kontributin e saj, njofton Klan Kosova.

”Detyra ime ka qenë verifikimi i një liste të gjatë për ata që pretendonin se ka qenë në UÇK”.

”Meqë nuk kisha shërbyer në zonën operative të Llapit nuk i njihja as ushtarët e kësaj zone, dhe mu duk vetja që s’mund të jap kontributin e duhur dhe kam dal nga aty”.

”E vërteta është se SHIK-u është formuar nga fillimi i tetorit, por nuk e di nëse Glauk Konjufca ka qenë ose nuk ka qenë pjesë”.

”Debati për SHIK-un ka qenë debat mes PDK-së dhe LDK-së. Pikërisht duke u marr me debate koti, kemi anashkaluar shumë debate të rëndësishme dhe zhvendosja e vëmendjes na ka kushtuar”.

Aida Dërguti pati kritika ndaj Vetëvendosjes duke thënë se Glauk Konjufca ka marrë barrën e një  beteje që nuk i takon, pasi pjesë e saj është Albin Kurti ndaj dhe është i nevojshëm një përballje me Dardan Molliqajn, njofton Klan Kosova.

”I thash Glaukut që më vjen keq shumë që ka marrë barrën e kësaj beteje”.

”Edhe pse ajo çka ka ndodhur në Vetëvendosje, nuk ka qenë faji i Glauk Konjufcës. Duke qenë përballë kësaj beteje, duke mos u deklaruar për atë që ka ndodh, vazhdojnë akuzat ku edhe flitet për milionat që kam marr unë Visari e Dardani etj”.

”Në Vetëvendosje ka njerëz që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Në gjithë këtë periudhë ka munguar një ballafaqim i vërtetë mes Dardanit dhe Albinit, e jo ta marrin këtë barrë të tjerët”.

”Problemi ka qenë dikujt tjetër, borxh opinionit ia kanë një debat që duhet të jetë mes Dardanit dhe Albinit. Nuk mund të marrësh përgjegjësi për vendin kur s’mund të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua”.

Related posts