970×90
970×90

FC. Ballkani prezanton Gani Sejdiun

FC. Ballkani prezanton Gani Sejdiun


Skuadra e Ballkanit e ka prezantuar trajnerin e ri Gani Sejdiu, i cili e zëvendëson Sami Sermaxhajn.

Ky i  fundit dje edhe zyrtarisht është ndarë me skuadrën nga Suhareka, e cila është kualifikuar deri në gjysmëfinale të Kupës dhe në kampionat po lufton për ikje nga zona e barazhit.

“Trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu do të jetë trajner i FC Ballkani në vazhdim. Bordi drejtues i skuadrës pas diskutimit të brendshëm, ka vendosur që Gani Sejdiu të emërohet shef i shtabit teknik. Sejdiu ka një CV të pasur, duke u shpallur dy herë kampion i Kosovës, me Trepçën dhe Feronikelin”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Sejdiu do të debuton nesër në garën e Kupës ndaj ish-skuadrës së tij, Feronikelit.

Related posts