Biznesmeni Rrahim Pacolli është shkarkuar nga pozita e konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Ai ka mbajtur me vite këtë pozitë të rëndësishme nderi. Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Republikën e Shqipërisë që të nderoheshin në Kosovë, nëpërmjet figurës së biznesmenit Pacolli.
Ai me këtë post ka përfituar targa diplomatike të Shqipërisë. Ka pasur mundësinë që të kalojë kufirin, pa u kontrolluar nga autoritetet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Insajderi ka zbuluar se kryediplomati Cakaj ka vlerësuar se figura e Rrahim Pacollit nuk i bënë nder Shqipërisë. Ka vendosur që ta shkarkojë nga kjo pozitë, para disa orësh.