
DJ Caboo i cili është njëri nga DJ më të kërkuar në Prishtinë ka lëshuar muzik në Beograd, transmeton GazetaProjekti.
Diqka e rrallë por unike, përtej nivelit politik, tani edhe përmes një cope arti, Beogradi u pushtua nga muzika e një artisti i cili kishte ardhur nga Kosova, Dj Caboo. Shkruan GazetaProjekti.
Ai, për më shumë se 600 persona lëshoj muzik në kryeqytetin serbe të Beogradit. Ishin këngët nga Era Istrefi, Rita Ora dhe Dua Lipa, shqiptaret të cilat i argëtuan rinin e Beogradit, krejt kjo falë Dj Caboos, i cili kishte udhëtuar extra nga Kosova për në Beograd. Në mesin e artistëve ishte edhe super bendi i mirënjohur, Pussy Riot.
I gjithë projekti ishte realizuar nga Mirë dita Dobra Dan dhe në kuadër të tij kishte edhe muzik të huaj.