970×90
970×90

Milaim Zeka-Hajdar Beqës: Bëja trurit refresh

Milaim Zeka-Hajdar Beqës: Bëja trurit refresh


Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet tani po diskutohet për ikjen e të rinjve nga Kosova, ku deputetët po flasin edhe për investimet e mëdha që po bëhen në shtrimin e asfaltit, dhe mungesën e vendeve të lira në punë.

Sa i përket infrastrukturës rrugore, deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa e përmendi edhe kryetarin e Nismas, Fatmir Limaj, e për këtë reagoi deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka.

Zeka i tha Beqës që të ja bëjë refresh trurit dhe të kujtoj se Limaj ka qenë mëherët pjesë e PDK-së.

“Është mirë me ja bo trrunit kaniher refesh. Bonja refresh dhe mendo që Fatmir Limaj ka qenë ministër i PDK-së dhe i ka zbatuar urdhrat e shefave të tu. Nëse juve ju duket mirë me shtru vetëm asfalt vazhdoni”, ka thënë ai.

Related posts