Përmes një komunikate për media, PSD-ja, ka njoftuar se ajo së bashku me AAK-në dhe NISMA-në, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Thaçi për mosdekretimin e anëtarëve të tyre në KQZ, përcjellë “Bota sot”.
Ata kanë njoftuar se sot në ora 14:00 do ta dorëzojnë në Kushtetuese, e pastaj do të prononcohen edhe për media.
Njoftimi i plotë:
Sot (8 prill 2019), në ora 14:00, Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese: Kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës i datës 28 mars 2019, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
Pas procedimit të kësaj kërkese, kryetarët e grupeve do të prononcohen për media.