
Kreyeministri Ramush Haradinaj është takuar me stafin e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ambasadoren Vlora Çitaku dhe zëvëndësambasadorin Frymëzim Isufaj, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Shkruan GazetaProjekti.
Por, si u pajtuan kryeministri Haradinaj dhe ambasadorja Vlora Çutaku, për një takim të tillë kur pak kohë më parë, kryeministri Haradinaj e kishte quajtur Çitakun ‘ambasadore të Thaçit’ në SHBA e jo të Kosovës. Burime të portalit GazetaProjekti marrin veshë se ishte zevëndesambasadori i Kosovës në SHBA, Frymëzim Isufaj ai i cili i kishte pajtuar kryeministrin Haradinaj dhe ambasadoren Çitaku, gjatë një vizite në Michigan.
Çitaku i ishte kundërpërgjigjur Haradinajt duke thënë se ajo është ambasadore e shtetit të Kosovës dhe kryeministri i saj është Ramush Haradinaj.
Haradinaj takimin me Çitakun e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook,
Ky është postimi i tij:
Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së.
Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit.
I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë.