Lëvizja Vetëvendosje më nuk i ka 32 deputetë, kjo pasi ikjet nga partia e Kurtit po vazhdojnë.
Pas të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, e fundit që është larguar nga kjo parti është deputetja Besa Baftiu, e cila përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka hequr dorë nga të gjitha fraksionet brenda Lëvizjes.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, arriti t’i fitojë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Por, pas përçarjeve në këtë parti dhe largimeve të deputetëve, numri i deputetëve të kësaj partie pothuajse është përgjysmuar.
Nga 32 deputetë, Vetëvendosje ka mbetur me 20, ku 12 deputetë (dhe 2 kryetarë komunash) tashmë ose janë larguar, ose kanë dhënë sinjale se do të largohen, shkruan Gazeta Express.
Në mesin e të larguarve zyrtarisht, janë këta deputetë (dhe dy kryetarë komunash):