Kosova është vend i vogël, me vetura të shtrenjta. Këtë e dëshmojnë veturat të cilat i shohim çdo ditë në rrugët e vendit tonë.
Përveç që i shohim, këtyre veturave luksoze njerëzit u bëjnë edhe video e fotografi të veçanta. Njejtë edhe sot në Prishtinë, në Bregun e Diellit, tri super-veturave luksoze i’u është bërë një video, ku tregon bukurinë e tyre. Në video shihen një Mercedes Benz AMG G63, Lamborghini Urus dhe Audi A8L.
Nëse bëhet një kërkim në internet çmimi i tyre del të jetë shumë i lartë. Një Mercedes Benz AMG G63 me çmim fillestar sillet rreth 135 mijë euro, Lamborghini Urus kap çmimin e rreth 200 mijë eurove, ndërsa Audi A8L fillon nga çmimi 100 mijë eurove. Shuma e tyre totale del të jetë afër 500 mijë eurove.
Kjo tregon se kosovarët kanë para, por edhe shije.