
Sonte në ambientet e librarisë Dukagjini, është promovuar biografia e librit “Një Shqiptar në CIA” nga autori Bashmir Xhemaj. Transmeton GazetaProjekti.
Shkelzen Maliqi, redaktor i librit tha se ” E kemi lexuar këtë libër me kenaqësi, dhe në përjashtim të disa sygjerimeve të vogla nuk ka pasur çfarë të redaktohet pasi ka qenë i gatshëm nga autori”
Duke pershkruar ngjarjen e librit ai tha se, qasja, stili dhe korrektësi kanë bërë që ky liber të jetë shumë kreativ.
Ndryshe biografia e shqiptarit Destan Berisha, i cili burgoset nga italianët dhe më pas rekrutohet nga amerikanët gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë,caktohet të trajnohet në Gjermani dhe më pas 3 herë radhazi hidhet me parashute në tokat e Shqipërisë për të përmbysur regjimin komunist.
Autori Bashmir Xhemaj u shpreh se :
Një hulumtim i nisur ne vitin 2015, dosja e Destan Berishës, e sjellur në një biografi, është një obligim ndaj babait, i cili u realizua me sukses. “Më vjen mirë që Destan Berishën i’a solla edhe një herë përmes librit, fshatit të tij, Prizrenit dhe Kosovës”


