970×90
970×90
970×90
970×90

Kosova po zbrazet, 79.037 kosovarë janë në pritje të terminit për vizë gjermane

Kosova po zbrazet, 79.037 kosovarë janë në pritje të terminit për vizë gjermane


Disa deputetë gjermanë janë interesuar muajin e kaluar dhe e kanë pyetur qeverinë gjermane rreth gjendjës me vizat e punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor për vitin e kaluar.

Ballkani.info e ka siguruar një raport ekskluziv ku deputetët gjermanë kërkojnë të dinë për numrin e aplikimeve, përpunimit dhe dhënies së vizave.

“Në vitin 2018, në përgjigjen e qeverisë gjermane drejtuar parlamentit, paraqitet numri prej 7.075 vizash pune të përpunuara nga konsullata gjermane në Prishtinë, përderisa në pritje të një termini për aplikim vize në konsullatën gjermane në Prishtinë janë 79.037 qytetarë, prej tyre 52.968 për termine për aplikim për vizë pune, 11.771 kërkesa termini për aplikim për vizë bashkim familjar dhe 14.298 kërkesa termini për viza Shengen”, thuhet në përgjigjen e qeverisë gjermane.

Në përgjithësi, në të gjitha përiudhat e vitit 2018 në Kosovë janë dhënë 4710 viza pune nga 7.075 të përpunuara.

“Edhe pse numri i personelit në Kosovë është rritur për dy persona (në vitin 2017 ishin 29 veta). Përkundër kësaj pritja për termine vizash është tejet e gjatë. Në bazë të raportit në Prishtinë për një vizë pune pritet mbi një vit derisa për bashkim familjarë deri në 52 javë përderisa për një vizë shëngen 21 javë”, thekson raport.

Në një raport të botuar gazeta britanike “The Guardian”, Kosova është në vendin e parë në Evropë, mirëpo jo për diçka të mirë.

Ajo është në krye të shteteve evropiane të cilat kanë pasur tkurrje të popullsisë në 10 vitet e fundit.

Me 15.4%, Kosova kryeson listën , e cila vazhdon me vendet e tjera si Lituania, Letonia, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Serbia e të tjerë.

Sipas të dhënave të Eurostatit, Shqipëria është në vendin e nëntë, derisa kjo listë përmbyllet me Moldavinë e cila ka një tkurrje të popullsisë prej 0.9%. /Ballkani.info/

Related posts