970×90
970×90

Bashkëpunëtori i Erdoganit shpall fitoren në Stamboll

Bashkëpunëtori i Erdoganit shpall fitoren në Stamboll


Kandidati i partisë në pushtet në Turqi për kryebashkiakun e Stambollit, Binali Yildirim, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel.

“Fituam zgjedhjet në Stamboll”, ka deklaruar Yildirim nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim.

“Falënderojmë popullin e Stambollit që na besuan detyrën”, shtoi ai.

Yildirim është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Më parë, ai ka shërbyer si kryetar i Kuvendit të Turqisë, por edhe si kryeministër i vendit. 

Fitoren e tij nuk e ka pranuar udhëheqësi i partisë kryesore opozitare në Turqi, Partisë Popullore Republikane (CHP).

Kemal Kiliçdaroglu ka thënë se kandidati i CHP’së, Ekrem Imamoglu, ka fituar në Stamboll.

Related posts