970×90
970×90

Kujt hamamin po ia shtroni këtë asfalt, rinia po ikë jashtë?

Kujt hamamin po ia shtroni këtë asfalt, rinia po ikë jashtë?


Profesori univeristar, Ardian Gola, me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar me autostradat e Kosovës, të cilat janë ndërtuar viteve të fundit.


Gola ka thënë se nëse shihet kjo çfarë po thuhet për to atëherë Kosova qenka kampion në Ballkan, madje i afrohet edhe Gjermanisë.

Por Gola ka pyetur se kujt po ia shtrojnë këtë asfalt, ku rinia po ikë e po shkollohet jashtë, ku të sëmuarit po shërohen në Maqedoni, e po ashtu ku mbi 15 mijë persona po largohen çdo vit jashtë Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Kur jemi te autostradat, sipas matjeve te mia amatoreske, Kosova po duket se eshte kampion ne Ballkan me rrjet te autostradave. Matjet e meposhtme jane per 1,000 km2 territor

1 Kroacise po i dalin 20km 1 3138 km autostrade per 56,594 km2 territor
2 Serbise po i dalin 14km 1 154 km autostrade per 77 474 km2 territor
3 Maqedonise po i dalin 9km 242 km per 25 713 km2 territor

Nese Kosoves ia llogarisim afersisht 350 km autostrada, i del qe per 1,000 km2 t’i kete 32km autostrade. Kjo i afrohet Gjermanise, qe i ka 36 km per 1,000km (12,996 km autostrade per 357,000 km territor) dhe eshte shume larg Frances, e cila i ka vec 21 km per 1,000km (11,882 km autostrade per 551,500 km2 territor)

Rinine tuj e shkollu n’Perendim. Te semuret tuj i sheru n’Maqedoni. Per nje dekade nga Kosova kane ikur 150,000 vete. Dmth 15,000 per vit. E kujt hamamin po ia shtroni kete asfalt?!

Related posts