970×90
970×90

Naser Osmanit, Bujar Bukoshit e Atdhe Gashit i është ngritur aktakuzë për Fondin e 3-përqindëshit

Naser Osmanit, Bujar Bukoshit e Atdhe Gashit i është ngritur aktakuzë për Fondin e 3-përqindëshit

Para një viti Prokuroria Speciale  ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të LDK’së, Naser Osmani, ish-Kryeministrit në Ekzil Bujar Bukoshi dhe këshilltarit të tij Atdhe Gashi. Ata akuzohen për keqpërdorim të Fondit të Trepërqindëshit. Kishin tërhequr para nga ai Fond edhe viteve të fundit. Koha Ditore e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale e ka çuar në Gjykatë lëndën e tre të akuzuarve.

Janë bërë rreth një vit që nga koha kur Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve publikë në lidhje me dyshimet për keqpërdorim me Fondin 3 për qind. 

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se tashmë ka aktakuzë mbi këto dyshime për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi, deputetin e LDK-së, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi.

Të akuzuarit e mohojnë ngritjen e një aktakuze të tillë, por Prokuroria Speciale përmes një përgjigjeje zyrtare ka konfirmuar që në këtë rast përveçse është ngritur aktakuzë ka nisur edhe procesi gjyqësor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aktakuza është ngritur rreth një vit me parë nga ish-prokurori Faik Halilaj, i cili është pensionuar në majin e vitit të kaluar. Lëndën tash në gjykatë e përfaqëson prokurori special, Atdhe Dema, të cilit i janë bartur ato që i ka pasur në punë ish-prokurori Halili.

Fondi i 3-përqindëshit ka qenë aktiv nga viti 1992 deri në 2006. Raportet financiare të këtij fondi me para të qytetarëve, që ishin destinuar për të mbajtur gjallë sistemin paralel të shëndetësisë dhe arsimit, nuk janë bërë publike asnjëherë.

Related posts