970×90
970×90
970×90
970×90

Garë e fortë në LDK, për kryetar ja msynë edhe Anton Quni

Garë e fortë në LDK, për kryetar ja msynë edhe Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demrokatike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare.

Ndonëse nuk ka pranuar të jap më shumë detaje, ai ka thënë se pret që gjithçka brenda këtij procesi të jetë transparente.

“Po është e vërtet. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kamë bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka thënë shkurt Quni për portalin ‘Blic’.

Rikujtojmë se LDK-ja, ka filluar procesin zgjedhor të brendshëm i cili po zhvillohet nëpër degë dhe nëndegët e kësaj partie.

Related posts