
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj e ka takuar sot Halil Kastratin nga shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
“Sot kisha kënaqësinë që së bashku me hoxhën Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” të nënshkruaj një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Bashkëfinacimi për ndërtimin e 10-të shtëpive për familjet në nevojë në komunën e Deçanit. Nder dhe falenderim hoxhës Halil Kastrati!”, ka shkruar Ramosaj.



