
Armosferë e flaktë po mbizotron në qytetin e Prishtinës, krejt kjo për shkak të ndeshjes e cila pritet të zhvillohet sonte në mes, Kosovës dhe Bullgarisë, transmeton GazetaProjekti.
Kosova do të nisë rrugëtimin për “Euro 2020” sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë.
Për Bullgarinë do të jetë takimi i dytë në Grupin A, pas barazimit 1-1 me Malin e Zi, rezultat që i konvenon shumë “Dardanëve” që me një fitore të mundshme sonte, mund të shkojnë në dy pikë më shumë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Burim Kuçi një tifoz i Kosovës shprehet tepër entuziast ” Presim fitore sepse djemtë tonë janë shumë më të mirë, sonte veç për Kosovën kam ardhë nga Juniku në stadiumin “Fadil Vokrri” shprehet Kuçi.