
Një person nga Rusia është arrestuar aeroportin e Balit, pas një kontrolli që është bërë valixhes së tij. Sipas mediave të huaja policët janë habitur, kur kanë hapur valixhen e tij sepse në të ai kishte futur një orangutang të vogël.
Mësohet se ai e kishte droguar dhe më pas e kishte vendosur në valixhe me qëllim që ta transportonte drejt Rusisë.


Po ashtu e ditur bëhet se rusi mund të marrë një gjobë prej 7.000 dollarë si dhe të dënohet me pesë vite burg. E ditur bëhet edhe se ai quhet Andrei Zhestkov dhe se është 27vjeç.
Ai u ka thënë autoriteteve:
“Orangutangun ma dhanë shokët, më paguan 3.000 dollarë për ta bërë transportin”.
Gjithashtu ai ka treguar se orangutangun do ja jepte një shokut të tij në Rusi, i cili donte ta mbante si kafshë shtëpiake.