
Edon Zhegrova është parë tejet i afërt me një zeshkane.
Në njërin prej postimeve të fundit që futbollisti kosovar i cili luan për Baselin e ka ndarë me ndjekësit në Instagram, një koment ka tërhequr shumë vëmendjen.
Në mesin e shumë prej tyre ra në sy komenti i një vajze me inicialet E.M e cila si foto profili në llogarinë e saj në Instagram kishte një foto me Edon Zhegrovën të cilit i është ulur në prehër.
“Ti ke punuar për suksesin tënd. Ti meriton shumë më shumë. Mburrem me ty”, ka shkruar ajo pranë postimit të Edonit.
Vajza në foto duket tejet e re në moshë dhe duke qenë se Edon Zhegrova nuk ka folur për ndonjë lidhje të mundshme nuk dihet nëse është apo jo e dashura e tij por bazuar në këtë foto shihet se dyshja raportet i kanë shumë të afërta.
Se çfarë fshihet pas kësaj fotografie mbetet ta marrim vesh shumë shpejtë./

