970×90
970×90

Deri në mesnatë Policia e Kosovës mbylli 222 lokale të lojërave të fatit

Deri në mesnatë Policia e Kosovës mbylli 222 lokale të lojërave të fatit


222 lokale janë mbyllur pas aksionit të Policisë në gjithë vendin. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të fatit, një tavolinë rolet, 32 mijë e 441 euro, 850 dollarë dhe 150 Franga.


Sipas raportit të Policisë, aksioni ka përfunduar pak minuta para mesnatës dhe pa ndonjë incident.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore në udhëheqje nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ në gjithë territorin e Kosovës. Gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të ATK-si 222 prej tyre janë mbyllur. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga. Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

Related posts