Kryeministri i Republikës së Kosovës në prag të 24 marsit ka kujtuar vendimin e NATO-së për të bombarduar Serbinë me qëllim të ndaljes së kampanjës gjenocidale të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit.
Sipas Haradinajt një veprim i tillë dëshmoi se komuniteti ndërkombëtar ishte i koordinuar në shërbim të paqes dhe drejtësisë.
Në një reagim në tëitter ku e ka etiketuar edhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova do të riafirmojë mirënjohjen e thellë për NATO-në, për shpëtimin e mijëra jetësh të njerëzve,
“Intervenimi i NATOs kundër kampanjës gjenocidale të Milosheviqit ushtruar ndaj popullit të Kosovës ishte kontribut vendimtar humanitar: dëshmoi veprim të koordinuar ndërkombëtar në shërbim të paqes, drejtësisë, dhe normës së sistemit botëror.
Njerëzit e Kosovës gjithmonë do të riafirmojnë mirënjohjen e thellë për shpëtimin e mijëra jetërave dhe mundësinë për të jetuar në paqe dhe liri. @JensStoltenberg”, ka shkruar Haradinaj./GazetaExpress/
#NATO’s intervention in #Milosevic’s genocidal action against people of #Kosovo was crucial humanitarian contribution: demonstrated coord int’l action for #Peace, #Justice & rules-based world order. @jensstoltenberg @NATO— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) March 23, 2019