
Vrasjet në kazinotë e Kosovës ka ngjallur reagime të mëdha prej qytetarëve deri tek Qeveria, tani ka filluar një nismë për mbylljen e tyre në të gjithë territorin e Kosovës.
Një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet nesër, ku tani deputetët LDK’së, PDK’së, VV’së, PSD’së i ka dhënë nënshkrimin për për mbajtjen e seancës ku do të diskutohet për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit në Kosovë.
Mirëpo, aty po mungojnë vetëm nënshkrimet e dy partive, AAK’së dhe NISMA’së, transmeton Gazeta Metro.
Vetëm deputetët e këtyre 2 partive nuk kanë pranuar që të japin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme ku do të pritet që të votohet për pezullimin e aktivitetit të tyre në gjithë Kosovën.
Kjo vjen pasi brenda pak ditësh janë shënuar dy vrasje brenda kazinove, një në Suharekë e një në Lipjan.