
Janë bërë disa muaj që kur Fero është në lidhje dashurie me modelen Arbenita Ismajli.
E lidhja me Feron e bëri atë të njohur edhe për publikun shqiptar.
Dedikimet ndaj njëri-tjetrit nuk mungojnë në rrjete sociale, e tani Arbenita e ka bërë të radhës.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, teksa shfaqet duke u puthur në buzë me Feron.
Çifti po bëjnë udhëtimin e radhës, e këtë herë ata ndodhen në Gjermani.