
Suzana, gruaja e dëshmorit Shkëlzen Haradinajt, vëllaut të kryeministrit Ramush Haradinaj, sot ka ditëlindje, dhe i pari i qeverisë e ka uruar atë me fjalë të mëdha duke shkruar se ajo është inspirim për familjen Haradinaj
“Suzanë, urime ditëlindja me kujtimet më të mira për Shkëlzenin, Luanin, Enverin, Hilmiun e Shqipdonin. Jeta ishte e padrejtë për ty, por ti e Luani i ri jeni inspirimi ynë”, ka shkruar Haradinaj teksa shkrimit i ka bashkangjitur edhe dy fotografi familjare.
Në foto janë Kryeministri me gruan Anitën, nënën Ruka, deputeti Daut Haradinaj dhe gruan e tij, Luani dhe Suzana, djali dhe gruaja e Shkelzenit, si dhe vëllëzrit Frashëri, dhe Vetoni me gratë e tyre./gazetametro.net
