970×90
970×90

Ramushi kryeminisër dhe Thaçi president, dy fatkeqësi të mëdha për Kosovën

Ramushi kryeminisër dhe Thaçi president, dy fatkeqësi të mëdha për Kosovën

Nezir Kraki, profesori i cili punon dhe vepron në Paris, ka komentuar edhe një herë ngjarjet politike në vend, kësaj here ai bënë një koment rrethë PSD-së dhe LDK-së, ku sipas tij e para ka bërë Ramushin kryeminister ndërsa e dyta, Thaçin president.

Komenti i plotë;

Dy fatkeqësi i ndodhën Kosovës këto vite:

  • Të parën ia solli LDK-ja me fabrikimin e Thaqit president.
  • Të dytën ia solli PSD-ja me vazhdimin e Ramushit kryeminister.

Krejt të zezat tjera e kanë burimit në këto dy epizode. S’ka nevojë për analiza filozofike.

Nejse…
Një pyetje e pata:
….a ka mendim PSD-ja për vërsuljen që AAK me shoqe po ia bëjnë postes e posteve tjera me rroga të trasha?

Se para disa javëve PSD e quante historik shpëtimin e qëverisë Haradinaj me votimin e buxhetit dhe me inkuadrimin e saj ne ekskursionet e Brukselit.

A mund të na i thonë të mirat që kjo qeveri po ia sjellë Kosovës konkretisht përveç dhunimit të shtetit dhe dinjitetit me banda e me injorancë?
Përveç

Folni trima se na patët lodhë me fejsbuka e me instagrama kur u vetshpallët qesharakçe « konstruktivë të politikës » dhe « shpëtimtarë të interesit të Kosovës ».

A mendoni se i bëtë mirë Kosovës duke ia vazhdu asfiksinë asaj dhe popullit të saj me bandat e këtyre 20 viteve?

Nuk është tragjike me e pranu gabimin. Tragjike është me e vazhdu atë duke e tregtu integritetin personal dhe interesin kolektiv.

Related posts