970×90
970×90
970×90
970×90

Kryeministrja e Zelandës së Re fillon fjalimin para Kuvendit me ‘Selam Alejkum’

Kryeministrja e Zelandës së Re fillon fjalimin para Kuvendit me ‘Selam Alejkum’


Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është betuar se asnjëherë nuk do ta përmend emrin e terroristit në dy xhami në qytetin Christchurch i cili vrau 50 persona.

“Ai priste shumëçka nga akti i tij terrorist, ndërsa u bë i famshëm vetëm për të zi – për këtë arsye asnjëherë nuk do ta përmend emrin e tij” ka thënë Ardern në fjalimin e saj para Kuvendit të Zelandës së Re.

Kryeministrja e Zelandës së Re fjalimin e ka filluar me “Selam Alejkum”, që do të thotë “paqja qoftë mbi ju”. Për sulmin në dy xhamitë është akuzuar australiani Brenton tarant i cili veten e quan supermatist.

“Ju përgjërohem, tregojini emrat e atyre që humbën jetën, para njeriut që i vrau ato. Ai është terrorist. Ai është kriminel. Ai është ekstremist. Mirëpo ai, kur unë flas, do të jetë njeri pa emër” ka thënë kryeministrja.

Related posts