970×90
970×90

Veseli zotohet se do t’i ndalojë punësimet familjare në institucione

Veseli zotohet se do t’i ndalojë punësimet familjare në institucione


Ka filluar konferenca për projektin e ambasadës britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.

Në këtë konferencë pos ambasadorit britanik Ruari O’Connell, po marrin pjesë edhe krerët shtetëror.

Se situata nuk është e mirë tek emërimet në institucionet publike, e pranoi vetë i pari i Kuvendit, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.

“Me emërimet e huaja nëpër pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe në agjensionet e pavarura ka humbur besimi i qytetarëve në institucione, pasiqë gjatë këtij procesi për tri vite ka pasur pak rezultate që janë prit të arrihen”, ka thënë Veseli.

Veseli u zotua se do t’i ndalë ata njerëz që punësojnë të afërmit e tyre nëpër institucione.

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se për tre vite që prej se ka hy në fuqi memorandumi me ambasadën britanike rreth punësimeve në pozita të larta në institucione publike e të pavarura ka pasur një varg lëshimesh.

“Pas këtij projekti në 44 pozita janë përzgjedhur njerëz jo politik”, ka thënë Haradinaj.

Related posts