
40 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 20 të tjerë janë pas një sulmi që ka ndodhur në dy xhami në qytetin e Christchurch të Zelandës së Re, transmeton Reporteri.net.
Mediat australiane kanë publikuar videon që sulmuesi Brenton Tarant e puiblikoi drejtpërdrejt në Facebook kur ai po nisej për të kryer sulmin e përgjakshëm në xhami në qytetin e Zelandës së Re, Christchurch.
Në këtë tronditëse, dëgjohet një këngë serbe nga vitet e 90-ta për për ish-liderin serb të Bosnjës, Radovan Karagjiq i njohur eddhe si “kasapi i Bosnjës” e i cili është dënuar për krime lufte.
Për ta parë videon klikoni KËTU.
Në këngë ndër të tjera thuhet: Karagjiq drejto serbët tuaj … Përveç kësaj, sulmuesi dëgjonte një numër këngësh të huaja. Tani për tani, nuk dihet në çfarë lidhje ka ky njeri me Ballkanin ose me serbët dhe përse ai dëgjonte këto këngë në makinë./Reporteri.net