Ndihmës Sekretarja amerikane Shtetit për Çështjen e Narkotikëve, Kirsten D. Madison do të realizojë një vizitë në Kosovë.
Sipas një njoftimi të bërë në ueb-faqen e Departamentit të Shtetit thuhet se Madison do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, në mënyrë që të nxisin reformën në drejtësi dhe në zbatimin e ligjit në Kosovë.
Madison do të mbajë edhe një fjalë rasti në një ceremoni ku do të dhurohen pajisje që do të rrisin ndjeshëm aftësinë lig zbatuese në Agjencinë e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Zyrtarja e shtetit Amerikan para se të vizitojë Kosovën, do të jetë kryesuese e një delegacioni amerikan që do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Komisionit të 62-të për drogat në Vjenë. Delegacioni i ShBA-së do të përfshijë përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë, Administratës për Narkotikët, Departamentit e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Administratën e Ushqimit dhe Barnave si dhe Zyrën e Shtëpisë së Bardhë të Politikës Kombëtare të Kontrollit të Drogës, transmeton Indeksonline.
Në këtë takim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë veprime në rritje nga vendet e ndryshme, për të kontrolluar narkotikët e paligjshme sintetike që po ushqejnë krizën e tanishme të opioideve në ShBA.
Ndryshe duhet cekur se Departamenti amerikan i Shtetit lufton trafikimin e narkotikëve, krimin ndërkombëtarë dhe korrupsionin kudo në botë, duke ndihmuar qeveritë e ndryshme dhe shoqërinë civile të ndërtojnë shoqëri të forta, të qëndrueshme dhe të ndershme që luftojnë krimin ndërshtetëror dhe destabilizimin, të cilat kërcënojnë sigurinë e amerikanëve.
Në Kosovë gjatë ditëve të kaluara për vizitë ishin edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, por që temë diskutimi e vizitës së tyre ishte aktualiteti politik