Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme u prit në takim nga Ministri i Punëve të Jashmte i Japonisë, Taro Kono, ku diskutuan për
marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.
Kryeparlamentari Veseli dhe kryediplomati japonez theksuan se 11 vjetori i këtyre marrëdhënieve i gjen të dy vendet me nivel bashëpunimi në shumë fusha.
Kryetari Veseli tha në takim se Kosova në këto 11 vite të ekzistencës si shtet është dëshmuar si faktor i paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon, dhe vazhdon të punoj me përkushtim në avancimin e dialogut me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.
Ministri i jashtëm japonez, Tari Kono, theksoi se qeveria e tij ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Kosovë.
Në funksion të këtij interesimi është edhe vendimi për hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë, e cila siç u tha në takim nga dy bashkëbiseduesit, do të ndikoj në zgjerimin e mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën e biznesit dhe investimeve.
Kryeparlamentari Veseli kërkoi nga ministri japonez që Japonia të mbështes Kosovën në procesin e përfshirjes në organizatat ndërkombëtare dhe nismat tjera globale.
Ministri Kono theksoi se qeveria e tij mban qëndrim proaktiv në këtë drejtim në mbështetje të Kosovës.