970×90
970×90

Jeniffer Lopez si çikë e re, tregon asetet në Bahame

Jeniffer Lopez si çikë e re, tregon asetet në Bahame


Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar dhe pas kësaj ata kanë zgjedhur që të pushojnë në Bahame, e ku Jennifer Lopez ka treguar asetet e saj bombastike

Të porsa fejuarit, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vazhduar pushimet e tyre në Bahame të hënën pavarësisht se kishte thashetheme se ka pasur tradhti në mes të çiftit për lidhjen e tyre. 

Lopez (49), ka treguar trupin e saj të jashtëzakonshëm në bikine blu derisa ka pasur një unazë emeraldi më 15 karat ari. 

Çifti janë parë sot në rërën e Baker’s Bay ku janë duke qëndruar që nga java e kaluar. 

Ylli i “Second Act” ka pasur të vënë syze si të pilotëve dhe vathë derisa ka treguar kaçurrelët e saj të arit, transmeton GazetaExpress. 

A-Rod ka pasur të veshur shorce të zeza dhe syze dielli reflektive derisa ai merr diell. 

Kjo ditë në plazh vjen pas thashethemeve një ditë më parë që ish ylli i bejsbolli ishte raportuar që A-Rod e kishte tradhtuar J Lo-në me ish gruan e Cansecos, Jessica me të cilën ai u shkurorëzua më 1999. 

Megjithatë, çifti është dukur bukur dhe pa probleme në këtë juri. /GazetaExpress/

Related posts