Nëse flasim për familjën Krasniqi nga Dashinoci i Deçanit, nuk mund të tejkalojmë pa folur për Marash Krasniqin . Marash Krasniqi sipas tregimeve ka lindur në Zhebel të Gjakovës, por së bashku me familje ka jetuar në Dashinoc dhe më vonë në Pejë. Nëse flasim për jetën dhe veprimtarin e tij nuk mund të tejkalojmë pa e perekur edhe zhandrrin e muzikës që e kultivonte Marashi. Marashi që i ri filloj të merret me muzik. Në fillim si rapsod i muzikës folklorike bashkëpunoi me Mon Sokolin i cili njihet si rapsod i foklorit burimor. Bashkpunimi i Marashit ishte i gjerë ai bashkëpunoi me emra të njohur të foklorit burimor. Gjatë kohës së tij Marashi ishte shumë i adhuruar nga publiku, për stilin, interpertimin dhe tekstet e bukura nga Marsh Krsniqi dhe grupit të tij. Shumë shpejtë së bashku me grupin e tij u bë emër për adhuruesit e foklorit duke interpertuar në mbarë Kosovën e me gjerë. Në vitet 70-ta ishte anëtar i SHKA “Shpresa” nga Deçani. Marashi ishte prezent në shumë vende të Europës në SHBA. Duhet cekur se Marashi ishte këngetarë i RTP së bashku me grupin. Kënget që ai i këndonte kishin karakter kombëtar dhe shumë domëthënes. Marashi ishte prezent në shumë organizime gazmore si në Dasma dhe ahengje të ndryshme. Kënget që ai i këndonte gjithmon kishin një porosi për popullin shqiptar. I gjithë mendimi dhe karakteri i tij kombëtar u percjellte nëpermjet këngës burimore shqipe.
Në Odat e Dukagjinit dhe më gjerë kënga e rapsodit të Marsh Krasniqit ishte bërë institucion i historisë dhe traditës, burim i kronikave të gjalla, ishte bërë ndjenjë dhe përjetësim kombëtar. Kënga e tij, kudo që dëgjohej, ushqente krenari për të kaluarën dhe shpresë për të ardhmen. Ajo mbillte farën e dashurisë për atëdheun dhe farën e urrejtjes për armikun.
Këndonte kengë për heronjët tanë, për udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare, për vitet me rëndësi për popullin shqiptar. Po cekim disa këngë të kënduar nga ai si: “Kënga e Qorr Ilazit”, Lahutën e Malcisë”, (sepse e adhuronte Fishtën tonë), “Shkrepi diellin n’at bjeshkë t’Cukalit”, “Këngën e Flamurit”, “Kur ke senja 56”, “Kengë për Lidhjen e Prizërenit”, “Kengë kundër hakmarrjës” etj. Përveq këtyre kengëve Marashi këndonte edhe këngë lirike: “Boll e mira qe del në shkallë”, “Hajde qikë sonte për darkë”, “Boll e mira që del te lama” etj. Këto ishin disa këngë ku autor i teksteve dhe i melodive ishte vetë Marash Krasniqi. Marashi dhe grupi i tij mbeti dhe do të mbes implementusi origjinal i këngës folklorike burimore shqipe. Përveq këngës Marashi ishte gjithmon present në Oda të burrave, ku përveq kengës, bisedohet edhe për qeshtje kombëtare, për arsim, kulturë, për adete dhe zakone. Ishin prezent edhe meselet e njohura nder shqiptarët. Mua më treguan që mbajnë në mend në oden e gjyshit tim Brahin Hoxha në Odën e Junikut, ku ishte një dasem dhe këngtar ishte Marash Krasniqi me grupin. Marashi shumë mirë i njihte rregullat e odës dhe gjithëmon i përsëritke disa ,mesele._
Sot edhe pse Marashi nuk është në jetë që nga viti 1991, ai la në trashëgimi këngën dhe fjalën e dhënë shqiptare djemve të vet dhe nipave të tij. Tradita e kësaj familje vazhdohet nga të bijët: Mhilli, Bashkimi, Pjetri e Dukagjini. Ai thoshte: ”Kur mos u ndani nga populli i juaj në gëzime dhe as në hidhërime”.
Mhill Krasniqi djali i Marash Krasniqit i lindur me 1966 në Dashinoc nga një familje me traditë për këngën. Ky si i ri filloi të merret me muzik që nga shkollimi fillor. Talentin e ti e vërejti Marashi. Ishte aktiv që në moshen 5 vjeçare, me këngë merrte pjesë në festat e shkollës fillore në Irzniq. Kënga e parë e tij ishte: “Sot i kemi 100 dëshira” që u inxhizua edhe në TVP, për të vazhduar me paraqitje në shumë manifestime në Deçan dhe më gjerë. Shumë herët ju bashku grupit të Marashit. Që nga ajo kohë Mhilli merrte pjesë në dasma dhe ahengje në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kishte turne edhe në shtetet Evropiane dhe në SHBA. Këti grupi me vonë ju bashkuan vllau Pjetër Krasniqi.Bashkim Krasnqi, Mhilli së bashku me baban Marashin vazhduan këngen gjeri në vitin 1991, kur Marashi ndërroi jetë. Një kohë nuk u këndua, Me vonë deshira për këngen e riaktivizoj grupin folklorik “Të bijtë e Marash Krasniqit”. Në vitin 1994 këti grupi i bashkohën edhe dy anëtar nga familja Bashkimi dhe Dukagjin Krasniqi. Grupi edhe sot ruan dhe kultivon folklorin burimor dukagjinas. Kënget që këndohen nga Mhilli me grup janë: “U dha kushtrime n’Rrafsh Dukagjinit”, “Kënga për Ali Pashën”, “Kullat Gjëmojnë”, “Kurr nuk vdes Marash Krasniqi” etj. Mhilli me grup gjatë viteve pas luftës ka inxhizuar 19 albume.
Duhet cekur se djemët e Marashit ishin aktiv gjatë luftës se fundit 1998-99. Sot në familjen e Marsh Krasniqit kemi: mjek Dukagjin Krasniqin i cili është në drejtimin e mjekësisë interne në spitalin e Lucernit në Zvicërr , ekonomista si Vllaznim Krasniqi, me akademi policore Ndrec Krasniqi e shumë përgaditje tjera akademike,duhet cekur që traditën e këndimit gradualisht po e trashëgon edhe Valentini i vogël me nje zë të jashtzakonshëm.
Është kënaqësi të flasësh apo të shkruash për familjën e Marash Krasniqit, se ka shum qka të flitet. Me një kohë që brez pas brezit e qmojm këtë familje që dha kontribut në të gjitha sferat dhe në të gjitha kohërat gjeri me sot.