
Nëse flasim për familjën Krasniqi nga Dashinoci iDeçanit, nuk mund të tejkalojmë pa folur për MarashKrasniqin . Marash Krasniqi sipas tregimeve ka lindurnë Zhebel të Gjakovës, por së bashku me familje ka jetuar në Dashinoc dhe më vonë në Pejë. Nëse flasimpër jetën dhe veprimtarin e tij nuk mund të tejkalojmëpa e perekur edhe zhandrrin e muzikës që e kultivonteMarashi. Marashi që i ri filloj të merret me muzik. Nëfillim si rapsod i muzikës folklorike bashkëpunoi me Mon Sokolin i cili njihet si rapsod i foklorit burimor.Bashkpunimi i Marashit ishte i gjerë ai bashkëpunoime emra të njohur të foklorit burimor. Gjatë kohës sëtij Marashi ishte shumë i adhuruar nga publiku, përstilin, interpertimin dhe tekstet e bukura nga Marsh Krsniqi dhe grupit të tij. Shumë shpejtë së bashku me grupin e tij u bë emër për adhuruesit e foklorit duke interpertuar në mbarë Kosovën e me gjerë. Në vitet 70-ta ishte anëtar i SHKA “Shpresa” nga Deçani. Marashiishte prezent në shumë vende të Europës në SHBA.Duhet cekur se Marashi ishte këngetarë i RTP sëbashku me grupin. Kënget që ai i këndonte kishinkarakter kombëtar dhe shumë domëthënes. Marashiishte prezent në shumë organizime gazmore si nëDasma dhe ahengje të ndryshme. Kënget që ai ikëndonte gjithmon kishin një porosi për popullinshqiptar. I gjithë mendimi dhe karakteri i tij kombëtar u percjellte nëpermjet këngës burimore shqipe.
Në Odat e Dukagjinit dhe më gjerë kënga e rapsodit tëMarsh Krasniqit ishte bërë institucion i historisë dhetraditës, burim i kronikave të gjalla, ishte bërë ndjenjëdhe përjetësim kombëtar. Kënga e tij, kudo qëdëgjohej, ushqente krenari për të kaluarën dhe shpresëpër të ardhmen. Ajo mbillte farën e dashurisë përatëdheun dhe farën e urrejtjes për armikun.
Këndonte kengë për heronjët tanë, për udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare, për vitet me rëndësi për popullinshqiptar. Po cekim disa këngë të kënduar nga ai si: “Kënga e Qorr Ilazit”, Lahutën e Malcisë”, (sepse e adhuronte Fishtën tonë), “Shkrepi diellin n’at bjeshkët’Cukalit”, “Këngën e Flamurit”, “Kur ke senja 56”, “Kengë për Lidhjen e Prizërenit”, “Kengë kundërhakmarrjës” etj. Përveq këtyre kengëve Marashikëndonte edhe këngë lirike: “Boll e mira qe del nëshkallë”, “Hajde qikë sonte për darkë”, “Boll e mira qëdel te lama” etj. Këto ishin disa këngë ku autor iteksteve dhe i melodive ishte vetë Marash Krasniqi.Marashi dhe grupi i tij mbeti dhe do të mbesimplementusi origjinal i këngës folklorike burimoreshqipe. Përveq këngës Marashi ishte gjithmonpresent në Oda të burrave, ku përveq kengës, bisedohet edhe për qeshtje kombëtare, për arsim, kulturë, për adete dhe zakone. Ishin prezent edhemeselet e njohura nder shqiptarët. Mua më treguan qëmbajnë në mend në oden e gjyshit tim Brahin Hoxhanë Odën e Junikut, ku ishte një dasem dhe këngtar ishteMarash Krasniqi me grupin. Marashi shumë mirë injihte rregullat e odës dhe gjithëmon i përsëritke disa,mesele._____
Sot edhe pse Marashi nuk është në jetë që nga viti1991, ai la në trashëgimi këngën dhe fjalën e dhënëshqiptare djemve të vet dhe nipave të tij. Tradita e kësaj familje vazhdohet nga të bijët: Mhilli, Bashkimi, Pjetri e Dukagjini. Ai thoshte: ”Kur mos u ndani ngapopulli i juaj në gëzime dhe as në hidhërime”.
Mhill Krasniqi djali i Marash Krasniqit i lindur me 1966 në Dashinoc nga një familje me traditë përkëngën. Ky si i ri filloi të merret me muzik që ngashkollimi fillor. Talentin e ti e vërejti Marashi. Ishteaktiv që në moshen 5 vjeçare, me këngë merrte pjesënë festat e shkollës fillore në Irzniq. Kënga e parë e tijishte: “Sot i kemi 100 dëshira” që u inxhizua edhe nëTVP, për të vazhduar me paraqitje në shumëmanifestime në Deçan dhe më gjerë. Shumë herët jubashku grupit të Marashit. Që nga ajo kohë Mhillimerrte pjesë në dasma dhe ahengje në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kishte turne edhe në shtetetEvropiane dhe në SHBA. Këti grupi me vonë jubashkuan vllau Pjetër Krasniqi.Bashkim Krasnqi, Mhilli së bashku me baban Marashin vazhduan këngengjeri në vitin 1991, kur Marashi ndërroi jetë. Një kohënuk u këndua, Me vonë deshira për këngen e riaktivizojgrupin folklorik “Të bijtë e Marash Krasniqit”. Nëvitin 1994 këti grupi i bashkohën edhe dy anëtar ngafamilja Bashkimi dhe Dukagjin Krasniqi. Grupi edhesot ruan dhe kultivon folklorin burimor dukagjinas.Kënget që këndohen nga Mhilli me grup janë: “U dhakushtrime n’Rrafsh Dukagjinit”, “Kënga për Ali Pashën”, “Kullat Gjëmojnë”, “Kurr nuk vdes MarashKrasniqi” etj. Mhilli me grup gjatë viteve pas luftës ka inxhizuar 19 albume.
Duhet cekur se djemët e Marashit ishin aktiv gjatë luftës se fundit 1998-99. Sot në familjen e Marsh Krasniqit kemi: mjek Dukagjin Krasniqin i cili është nëdrejtimin e mjekësisë interne në spitalin e Lucernit nëZvicërr , ekonomista si Vllaznim Krasniqi, me akademipolicore Ndrec Krasniqi e shumë përgaditje tjeraakademike,duhet cekur që traditën e këndimitgradualisht po e trashëgon edhe Valentini i vogël me nje zë të jashtzakonshëm.
Është kënaqësi të flasësh apo të shkruash për familjën e Marash Krasniqit, se ka shum qka të flitet. Me një kohëqë brez pas brezit e qmojm këtë familje që dhakontribut në të gjitha sferat dhe në të gjitha kohëratgjeri me sot.