970×90
970×90
970×90
970×90

Pse po rrëzohen avionët e rinj? Linjat ajrore që rrezikohen

Pse po rrëzohen avionët e rinj? Linjat ajrore që rrezikohen


Një aksident i rëndë ajror u regjistrua të dielën në Etiopi. Një avion i linjës Ethiopian Airlines u rrëzua duke vrarë të 157 personat në bord. Por nëse mendoni se bëhet fjalë për një kompani afrikane me rekorde të këqija sigurie, gaboheni. Avioni në fjalë ishte një Boeing fringo i ri. Ai u përplas vetëm gjashtë minuta pasi ishte ngritur në fluturim.

Për ironi, një avion i tillë Boeing 737 MAX 8 u rrëzua në tetor të vitit të shkuar në Indonezi, duke vrarë 189 persona në bord.

Si ka mundësi që një avion, që ka pak kohë që ka dalë në fluturim, pëson dy defekte brenda disa muajsh?

“Është shumë e dyshimtë,” thotë për CNN Mary Schiavo, eksperte e aviacionit. “Ja ku janë dy avionë krejt të rinj, që rrëzohen dy herë brenda një viti. Industria e aviacionit duhet të alarmohet sepse diçka e tillë nuk ndodh”.

Informacionet e para sugjerojnë se të dy avionët e rrëzuar patën probleme vetëm pak minuta pasi u ngritën nga toka, duke shënuar një rënie pikiatë, pa asnjë të mbijetuar nga përplasja.

Hetimi vazhdon, por problemet do rëndojnë mbi gjigandin Boeing, që pretendon se avioni në fjalë është shumë i avancuar nga pikëpamja teknologjike dhe mjaft efiçent kur bie fjala tek shpenzimi i karburantit.

737 MAX u bë avioni i shitur më shpejt në historinë e Boeing dhe përdoret nga shumë linja ajrore në mbarë botën.

Më poshtë një listë e linjave ajrore që përdorin këtë avion dhe numri i mjeteve fluturuese të këtij modeli:

  1. Southwest Airlines: 250
  2. GECAS : 150
  3. Ryanair: 135
  4. FlyDubai: 131
  5. Jet Airways: 125
  6. Vet Jet Air: 120
  7. Spice Jet: 116
  8. Norwegian Air Shuttle: 110
  9. Gol Transportes Aereos: 105
  10. American Airlines; 100
  11. SMBC Aviation Capital: 91
  12. AerCap: 85
  13. BOC Aviation: 77
  14. Aviation Capital Group: 70
  15. China Development Bank: 68
  16. Avolon: 65
  17. Turkish Airlines: 65
  18. TUI Group: 54
  19. China Southern Airlines: 50
  20. Garuda Indonesia: 50
  21. ALAFCO: 40
  22. Jeju Air: 40
  23. Silk Air: 37
  24. Ethiopian Airlines: 30
  25. Jackson Square Aviation: 30
  26. Korean Air: 30
  27. Virgin Australia: 30
  28. Air Europa: 20
  29. Goshwak Aviation: 20
  30. Oman Air: 20
  31. Westjet: 20
  32. Donghai Airlines: 15
  33. Malaysia Airlines: 15
  34. SunExpress: 15
  35. Air China: 14
  36. Air Lease Corporation: 14
  37. China Eastern Airlines 13
  38. Aerolinas Argentinas: 11
  39. Aeromexico: 11
  40. Air Peace
  41. Japan Investment Advisor: 10
  42. Lion Air: 10
  43. Xiamen Air: 9
  44. Comair: 8
  45. Smartwings: 8
  46. Blue Air: 6
  47. Nok Air: 6
  48. Shandong Airlines: 6
  49. Fiji Airways: 5
  50. Qatar Airways: 5
  51. Shenzhen Airlines: 5
  52. TAROM: 5
  53. Air Niugini: 4
  54. Royal Air Maroc: 4
  55. Hainan Airlines: 3
  56. Icelandair: 3
  57. Business Jet: 2
  58. Enter Air: 2
  59. SkyUp Airlines: 2
  60. 9 Air: 1
  61. Mauritania Airlines International : 1
  62. SCAT Airlines 1

Related posts