970×90
970×90

Haradinaj LDK-së e VV-së: Rrini mos ikni, të flasim për dialogun

Haradinaj LDK-së e VV-së: Rrini mos ikni, të flasim për dialogun


Pas kundërshtimeve të deputetëve të opozitës për të mos diskutuar rreth platformës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja është temë e Qeverisë mirëpo pas një kohe të caktuar kompetencat për dialogun i ka marr Kuvendi.

“Unë i nënshtrohem vendimeve të parlamentit dhe e kemi kthyer temën te ju. Edhe diskutimet e juaja të sotme me të gjitha vërejtjet nuk mendoj se janë humbje kohe”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Kryeministri i ka lutur deputetët të diskutojnë për platformën dhe të mos humbin më shumë kohë.

“Ju kisha lut që të jepni mendimet e juaja për materien, koha është e çmuar për të gjithë, kjo nuk është agjendë e fshehtë për me mashtru Kosovën nuk keni arsye me e leshu sallën kur e kemi temën më të rëndësishme para vetes”, ka theksuar Haradinaj. 

Related posts