
Ilda Bejleri gjithmonë komentohet për fotot provokuese dhe shpeshherë edhe kritikohet për këtë fakt.
Një nga ndjekësit e saj i ka bërë këtë koment:
Kanë ardhur kohë të këqija. Është koha e njerëzve më të padobishëm të shoqërisë. Të jesh shkencëtar, të jesh mjek, të jesh biznesmen, të jesh njeriu më i zoti në çdo lloj fushe ku i shërben vendit dhe njerëzve je asgjë. Ama të kesh gjoks, shalë dhe të pasme dhe të dalësh ti ekspozosh ato nëpër media je i famshëm. A thua a do të ketë kufij bordellizmi dhe injoranca e kësaj shoqërie ,apo kemi hyrë në një trajektore ku e kemi te pashmangshëm kalimin edhe njëherë në epokën e majmunit.”
Pas këtij komenti ka reaguar edhe Ilda, e cila i ka kthyer përgjigje ndjekësit të saj.
Ajo i ka shkruar:
E vërtetë unë për vete jam diplomuar për gazetari, kam 12 vjet në këtë profesion. Nuk di në ndonjë vend që në gazetari nuk duhet të ketë gjoks? Nëse e di ti ma thuaj. Për pjesën tjetër jam dakort me ty kanë ardhur kohe shumë të këqija. Shih ndonjëherë supersportin, më ndiq dhe informohu, mos e kalo kohën në Instagram vetëm, duke parë shalë dhe gjokse femrash.”