970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj për Jasharajt “Zoti i madh e fali këtë familje në mesin tonë”

Haradinaj për Jasharajt “Zoti i madh e fali këtë familje në mesin tonë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në manifestimin e “Natës së Zjarreve” në Skenderaj, tha sonte se nuk ka pasuri më të madhe se sa populli që din me çmuar lirinë.

“Është diçka e rrallë në krejt popujt e botës, e ne e kemi në mesin tonë dhe të mos e harrojmë atë që kemi në mesin tonë, i kemi Ademin, Hamzën e Shabanin e ri, e kemi Muratin, Bekimin, Lulin e Bashkimin edhe e kemi bacën Rifat”, tha Haradinaj dhe shtoi se “Zoti është i madh që na ka fal këtë familje që e kemi në mesin tonë”.

Kryeministri pohoi se këta tre brezat që u flijuan për liri, po këta tre breza janë dëshmitar të lirisë sonë dhe “sot bashkohemi me i kujtuar ata që ranë për liri, Komandantin Legjendar Adem Jashari e Familjen Jashari dhe të gjithë ata që ranë për liri”.

Ndërkaq, ky manifestim përmbyll Epopenë e UÇK-së që ka filluar më 5 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Related posts