Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke punuar për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, transmeton GazetaProjekti
Haziri ka thënë se PDK nuk është duke heshtur rreth situatës së fundit dhe zhvillimeve në Kosovës, ata janë duke punuar gjatë gjithë kohës.
Sipas tij kjo parti punon natën dhe se ‘Uji mund të ndalet e PDK jo’.
“Në fakt, PDK nuk është duke heshtur. Ata janë duke punuar. Punojnë pak natën. Se uji mund të ndalet e PDK jo. Për qëllime politike të tyre e sakrifikojnë gjithkënd. Tash është në radhë PAN me pa se si dhe çfarë reagimi do të ketë. Në fund të fundit, përgjegjësinë për gjithë këtë situatë dhe këtë ambient të keq politik e ka PAN dhe Kryetari i PAN’it është Kryetari i PDK’së. Ata po heshtin dhe po afrohen afër zjarrit që po presin të ndizet në mes të Presidentit dhe Kryeministrit të vendit, e që më së paku i duhet Kosovës”, ka thënë Haziri për Gazeta Express.
Haziri ka thënë se Qeveria Haradinaj do të rrëzohet së bashku me taksën 100% gjatë këtyre ditëve, LDK është duke punuar për zgjedhje të reja në Kosovë.