970×90
970×90

Vlora Çitaku e kalon përplasjen me Haradinajn, takohet me njeriun më të pasur në botë

Vlora Çitaku e kalon përplasjen me Haradinajn, takohet me njeriun më të pasur në botë


Vlora Çitaku është bërë dje temë e ditës pasi kryeministri Ramush Haradinaj e akuzoi se është ambasadore e presidentin Hashim Thaci, e jo e Kosovës. Pas një reagimi që tutje Çitaku ia bëri Haradinajt, ajo ka vazhduar me aktivitetet e saj në Uashington.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është takuar me njeriun më të pasur në botë, themeluesin e kompanisë gjigante Amazon, Jeff Bezos.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram pranë të cilës ka treguar se Jeff Bezon mendon ta sjell në Kosovë.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish ???? U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë.  Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazhuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur. Amerika është e madhe!”, ka shkruar ajo pranë fotos


Related posts