970×90
970×90

Pasi Haradinaj i shpalli “luftë” nga Deçani, Hashim Thaçi i kundërpërgjigjet nga “Jerusalemi” i PDK-së!

Pasi Haradinaj i shpalli “luftë” nga Deçani, Hashim Thaçi i kundërpërgjigjet nga “Jerusalemi” i PDK-së!


Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, kanë zgjedhur sot vendet ku historikisht kanë gëzuar përkrahje elektorale për ta sfiduar njeri tjetrin.

Akuzat për ‘coptim’ të Kosovës të cilat Haradinaj sot i ka drejtuar nga Deçani në adresë të Presidentit Thaçi, u pasuan nga ky i fundit me veprime konkrete në qytetin e Prizrenit, që ndryshe njihet si “Jerusalemi” i PDK-së, parti kjo që e ka themeluar vet ai.

Në Prizren, ai u takua me qytetarë të shumtë nga ku u deklarua se do ta mbështes vullnetin e tyre dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për respektimin e Amerikës.

Ai po ashtu u deklarua edhe rreth idesë për “korrigjim të kufirit” me Serbinë, ku ripërsëriti se synimi i tij është bashkimi i Preshëves, Medvegjës dhe Bujanovcit, me shtetin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Për dallim prej Kryeministrit Haradinaj, Thaçi vlerësoi se duhet dëgjuar çdo kërkesë të SHBA-së rreth përfshirje në dialog me shtetin serb, duke aluduar në vendimin për taksën prej 100 për qind.

“Çdo qasje tjetër apo kryeneqësi, është ana e gabuar e historisë tonë”, shtoi Thaçi, duke akuzuar në mënyrë të tërthort Haradinajn.

Raportet ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, janë acaruar si pasojë e qëndrimeve të kundërta rreth idesë për ndryshimin e kufijve që buron nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./

Related posts