
Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai është me SHBA-në për çdo temë të botës, por në rastin Kosovë-Serbi, atëherë Kosova është palë dhe duhet t’i respektohet mendimi. Sipas tij, taksa nuk rrezikon raportet me SHBA-në.
Ai ka folur të premten në “Debat” të RTK-së.
“Mendoj që i kemi disa sfida në marrëdhëniet tona me SHBA-në. Por Kosova kurrë nuk do të jetë antiamerikane. Unë jam me SHBA-në në çdo temë të botës, por sa i përket Kosovës dhe Serbisë, unë jam palë, me të cilën jam ndarë prej luftës. Kjo nuk i rrezikon raportet. Kërkesa e SHBA-së është pezullimi. Asnjë veprim i yni nuk është bilateral me SHBA-në, asnjë gabim nuk e kemi bërë”, ka thënë Haradinaj.